Tenderë & Prokurime Publike

Zyra ofron asistencë juridike për kompani që marrin pjesë në tendera dhe procedura të prokurimit publik.

Shërbimet përfshijnë përgatitjen e dokumentacionit të ofertës dhe verifikimin e kërkesave ligjore për pjesëmarrje.

Gjithashtu ofrohet mbështetje në krijimin e bashkimeve të operatorëve ekonomikë dhe në përgatitjen e licencave apo autorizimeve të nevojshme. Në rast mosmarrëveshjeje, ofrohet përfaqësim në ankime pranë institucioneve kompetente.

  • Asistencë në përgatitjen e dosjeve për tendera
  • Bashkim operatorësh ekonomikë (JOINT ventures)
  • Vërtetime ligjore, licenca dhe autorizime
  • Ankesa në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP)
  • Dokumentacion për subvencione dhe fonde BE / shtetërore